BDI-PDSH, PROTESTA PA DHUNË

BDI dhe PDSH, apelojnë për protesta të qeta dhe pa dhunë

10.07.2014 17:51

Partitë politike shqiptare, BDI dhe PDSH, kanë reaguar në lidhje me protestat e paralajmëruara për nesër në Shkup…

Partitë politike shqiptare, BDI dhe PDSH, kanë reaguar në lidhje me protestat e paralajmëruara për nesër në Shkup.

Duke marrë parasysh që pas protestave nuk qëndron asnjë organizator, si dhe pas eskalimit të protestave të javës së kaluar, me konsideratë ndaj apeleve të unifikuara të komunitetit ndërkombëtar në vend,  Bashkimi Demokratik për Integrim fton të gjithë qytetarët  të jenë të qetë dhe të përmbahen nga veprimet e dhunshme.

“Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe t'i shfaqin pikëpamjet e tyre në mënyrë paqësore, por jo edhe të përfshihen në veprime destruktive apo të dhunshme. BDI fton institucionet kompetente që të merren me këtë rast gjyqësor, duke respektuar tërësisht standardet ndërkombëtare”, thuhet në reagimin me shkrim të BDI-së. 

Për protesta të qeta ka bërë thirrje edhe partia opozitare shqiptare, PDSH. Nga partia e Thaçit, ftojnë të gjithë qytetarët  të jenë të qetë dhe të përmbahen nga veprime të dhunshme.

“Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe t'i shfaqin pikëpamjet  e tyre në mënyrë paqësore, por jo edhe të përfshihen në veprime destruktive apo të dhunshme. PDSH-ja fton institucionet kompetente, të merren me këtë rast gjyqësor, duke respektuar tërësisht standardet ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e PDSH-së. (Sanije Kasami, TVM2)