Oda Ekonomike e Maqedonisë, Qeveria të implementojë nismat e biznesmenëve
Oda e Ekonomike e Maqedonisë kërkon nga qeveria përshpejtim të implementimit të iniciativave...

Oda e Ekonomike e Maqedonisë kërkon nga qeveria përshpejtim të implementimit të iniciativave të ngritura nga ana e biznesmenëve, njofton “infOSport.mk”.
Nga Oda potencuan se ekziston vullnet për bashkëpunime ndërmjet këtyre dy subjekteve por duhet më tepër fokus sa i përket efikasitetit të procesit për sjelljen e ligjeve dhe ndryshmin e tyre.
Elena Milevska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë potencoi se janë ngritur 19 iniciativa deri te Qeveria ku të gjitha janë pranuar dhe vetëm një prej tyre është përfunduar.
Nga iniciativat e ngritura kryesisht kërkohet ndryshime dhe plotsime të ligjeve gjë që do ta lehtsonte punën e kompanive.
“Kemi kërkesë reale për përmirësim të komunikimit, jo vetëm në nivelin më të lartë, por edhe në nivel operacional me ministritë dhe organet e tjera administrative, të cilat do të përmirësojnë efektivitetin dhe efikasitetit e nëpunësve publikë dhe civil dhe reduktimin e barrierave administrative, sepse pa procedurave administrative të shpejta dhe efikase, pa reduktimin e burokracisë, pa administratë profesionale nuk mund të ecet përpara dhe të presim realizim të shpejtë të iniciativave në interes të avancimit klimës së biznesit” – tha Kryetarja e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Elena Milevska Shtrbevska.
Milevska foli dhe mbi planin e qeverisë për rritje ekonomike dhe tregon se dhe vlersimet e odës ekonomike për planin qeveritar duke kyçur dhe kërkesat e kompanive është më se i realizueshëm.
“Plani për rritje ekonomike, është përcaktuar nga tre shtylla,kan për qëllim rritjen më të madhe ekonomike me përkrahjen e kompanive që janë në gjendje të mirë dhe në të njëjtën kohë mund të tregojnë rezultate pozitive në të ardhmen , vende të reja pune, investime të reja, dhe rritje të kapaciteteve eksportuese. Por ne presim që masat të operacionalizohen më shpejt në praktikë.” – u shpreh Kryetarja e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Elena Milevska Shtrbevska.
Nga oda ekonomike thonë se përvec analizave të bëra për implementimin e iniciativave të parashtruara, çdo 3 muaj nga qeveria do të kërkojnë dhe analizë për realizimin e investimeve kapitale. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
