Zhbogar, VMRO–DPMNE të kthehet në kuvend

15.01.2018 20:00

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar ka ftuar opozitën maqedonase të kthehet në Kuvend....

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar ka ftuar opozitën maqedonase të kthehet në Kuvend.

Sipas tij, reformat kërkojnë dialog të vazhdueshëm ndërmjet të gjithë segmenteve të shoqërisë, prandaj opozita duhet të merr pjesë në votimin e ligjeve dhe në lëvizjet drejt Evropës. Zhbogar shtoi se në periudhën që vjen pritet zbatimi i marrëveshjes së Përzhinos dhe zbatimi i reformave.