Tetovë, hapet selia e Lëvizjes BESA që mbështet Karehmanin

15.01.2018 20:49

Vazhdon beteja mes dy grupeve në Lëvizjen Besa...

Vazhdon beteja mes dy grupeve në Lëvizjen Besa. Kryetari i zgjedhur si ushtrues detyre i  Lëvizjes Besa nga kryesia qendrore Nexhbedin Karemani, në hapjen e zyrës të kësaj partie në Tetovë, u shprehç se kjo zyrë është porta e Besës për të gjithë tetovarët nga do që janë, dhe sipas tij Lëvizja Besa në Tetovë hapë një kapitull të ri, dhe një shteg tjetër të historisë politike në Tetovë.

Ai u shpreh më tej se kjo zyrë nuk është zyra e klaneve dhe e rajonit, por janë zyra të Besës.

“Ne sot jemi këtu për ti bërë këto zyra të mjaftueshme të këndshme  të rëndësishme. Momenti i dytë që dua të ndajë me ju, është kapitulli i ri që hapë Besa në Tetovë, ndonëse simbolikisht  me këto zyra. Me këtë zyrë Besa hapë një shteg të ri tjetër të historisë politike në Tetovë. Këta zyra nuk janë zyra të një klani, nuk janë zyra të një rajoni, nuk janë zyra të një fshati por janë zyra të Besës në qytetin e Tetovës. Kjo zyrë është porta e Besës për të gjithë tetovarët” – tha u.d.Kryetar i Lëvizjes BESA, Nexhbedin Karemani.

Karemeni më tej shtoi se në mbledhjen e sontme  të kryesesisë qendërore u përcaktuan konturat dhe aktivitetet  për kongresin e partisë që pritet të mbahet me 24 shkurt të këtij viti.

Përçarja e Lëvizjes Besa erdhi menjëherë pasi antarët e kryesisë qendrore të kësaj partie e shkarkuan nga posti, kryetar partie, Bilall Kasamini, duke emëruar si ushtrues detyre  kryetar i Besës, deputetin e kësaj partie Nexhbedin Kahremani.

Derisa mbështetësit e këtij të fundit nuk e njohin Kasamin si kryetar, vetë Kasami dhe përkrahësit e tij, thonë se edhe më tej ai mbetet në krye të kësaj partie. (Visar Sadiki, TVM2)