Maqedoni

Dorëhiqet kryeministri i dytë në 7 muaj

16.01.2018 10:37

Kryeministri rumun, Mihai Tudose dha dorëheqjen këtë të hënë, vetëm 7 muaj pas marrjes së detyrës....

Ish-kreu i qeverisë njoftoi largimin nga detyra pasi tha se nuk ka mbështetjen e partisë së tij social-demokrate, e cila po kalon një periudhë të vështirë e shoqëruar me skandale korruptive.
 
Mihai Tudose zëvendësoi në muajin Qershor, Sorin Grindeanu-n në krye të qeverisë, edhe ky i larguar për shkak të një afere korrupsioni./Tv Klan