Botë

Mitrovica e Veriut: Vritet politikani serb Oliver Ivanoviç

16.01.2018 11:06

Rreth orës 08:10 minuta në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, është vrarë me armë zjarri, politikani serb i Kosovës Oliver Ivanoviq...

Ai u sulmua para zyrës së tij në veri të Mitrovicës nga një veturë në lëvizje, njofton policia e Kosovës.         
                                                                             
“Mëngjesin e sotëm rreth ores 8:10 minuta ka ardhur deri te një incident ku është përdorur armë zjarri. Në atë rast është vrarë Oliver Ivanoviç, I cili menjëher është dërguar në qendrën klinike spitalore për reanimim por pas pak kohe fatkeqësisht mjekët kanë konstatuar vdekjen”, shprehet shef i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Zheljko Bojiç.  
 
Lidhur me këtë vrasje ka pasur regaime të shumta si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia dhe autoritetet ndërkombëtare.
 
Qeveria e Kosovës dënoi ashpër aktin e vrasjes së Ivanoviqit, duke thënë se: “Dhuna është e papranueshme pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt drejtohet.
 
Qeveria fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit dhe njëkohësisht nga mekanizmat e sigurisë kërkon që të kapen autorët e krimit dhe t’i sjellin përpara drejtësisë”. 
 
Reagime të ngjashme edhe nga Presidenti dhe kryeparlamentari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët duke dënuar vrasjen kanë kërkuar që organet e rendit të marrin masa për zbardhjen e rastit. Kryetari i Listës Serbe në reagimin e tij ka kërkuar nga KFOR-i dhe EELEX-i që të rrisin forcat e sigurisë në veri.
 
Ndërsa Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, menjëher pas vrasjes ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Pas takimit ai tha se vrasja e Ivanoviq, është "akt terrorist", ndërsa kërkoi që edhe organet shtetërore serbe të marrin pjesë në hetime.                                                         
 
"Ky akt për shtetin e Serbisë është terrorist dhe si të tillë do ta trajtojmë". U është dërguar tanimë letër misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, dhe atij të BE-së, EULEX, me kërkesën që organet shtetërore të Serbisë të marrin pjesë në kryerjen e hetimeve në teritorin e Kosovës, pasi jemi të bindur se pjesmarrja e organeve të Serbisë don të thot zbulim I të vërtetës për vrasjen”, u shpreh President i Serbisë,  Aleksandar Vuçiq.                                                                              
 
Vrasja e Ivanoviqot ka anuluar edhe takimin ndërmjet delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit, i cili ishte planifikuar të zhvillohet në Bruksel. 
 
Ndërsa Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka biseduar në telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi.
 
“Ajo shfaqi shpresën se autoritetet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë nuk do t’i kursejnë përpjekjet për t'i gjetur autorët dhe për t’i sjellë ata përpara drejtësisë, pa vonesa”, thuhet në komunikatën që ka lëshuar Zyra e Mogherinit.
 
Edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ka dënuar fuqishëm vrasjen e Ivanoviqit duke u bërë thirrje institucioneve të drejtësisë së Kosovës të hetojnë incidentin shpejt dhe profesionalisht, dhe që të sjellin kryerësit e aktit para drejtësisë. 
 
SHBA-të kishin paralajmëruar për rrezikun e trazirave në veri që më 10 janarë ,duke lajmëruar  qytetarët e saj që të kenë kujdes të shtuar në Kosovë, posaçërisht në Veri.
 
Poashtu vet Ivanovç para katër muajsh në një prononcim për javoren serbe “Vreme”, e ka përshkruar situatën në Mitrovicën e Veriut si “tejet të tensionuar”. Por, ai thekson se, “këta njerëz nuk frikohen nga shqiptarët, por nga serbët”.
 
“Nga rreth 100 njerëzit me të cilët kam biseduar gjatë dy-tri javëve të para në liri, s’gjeta asnjë që në fjalitë e para nuk e ka përmendur çështjen e sigurisë. Të kuptohemi menjëherë: ata njerëz nuk frikohen nga shqiptarët, por nga serbët, nga kapadainjtë dhe kriminelët lokalë që vozisin xhipa pa targa. Droga shitet në çdo kënd, çdo prind druan për këtë. Kishte gjëra të tilla edhe më parë, por jo në këtë masë dhe nuk silleshin ata njerëz kaq vrazhdë si tani”, citohet të ketë deklaruar Ivanoviq. 
 
Ndërsa Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare dje ka publikuar një dokument në të cilin thueht se Serbia është duke përgatitur një plan sekret për trazira në Kosovë gjatë vitit 2018. Për këtë plan thuhet se janë siguruar 20 milionë euro”. 
 
Por verzioni zyrtar për vrasjen e Ivanoviçit është se policia nuk ka informacione për vrasësist apo motivet e vrasjes.
 
Përveç gjetjes së veturës “Opel Astra”, të cilës paraprakisht i ishte vënë zjarri, me të cilën dyhet se mund të jetë e lidhur me rastin e vrasjes.
 
GYLTENE SINANI