Maqedoni

Dhuna në kuvend, Angellov kërkon dënim me kusht nga apeli

16.01.2018 13:03

Sulmuesi i Ministres aktuale të mbrojtjes Radmilla Shekerinskës, në ngjarjet e Kuvendit më 27 prill Pançe Angellov...

Sulmuesi i Ministres aktuale të mbrojtjes Radmilla Shekerinskës, në ngjarjet e Kuvendit më 27 prill Pançe Angellov, përmes ankesës së tij në Gjykatën e Apelit kërkon që dënimi prej katër viteve i shqiptuar nga shkalla e parë ti zëvendësohet me dënim me kusht.
 
Avokati i tij Dragan Peshevski theksoi se gjatë shqiptimit të dënimit të parë nuk janë marrë parasysh rrethanat lehtësuese se i akuzuari nuk ka qenë i dënuar më herët dhe se nuk ka familjarë të gjallë të cilët do ta kishin vizituar në burg. Sipas tij ky dënim do të paraqesë torturë duke pasur parasysh kushtet në burgjet e vendit. Peshevski theksoi se ankesa e parashtuar ka të bëjë me kualifikimin juridik joadekuat për veprën. Ai sqaron se gjykata nuk ka precizuar nësë bëhet fjalë për dhunë nga paragrafi gjashtë  apo ai tre i Kodit penal që nënkupton se dhuna është kryer në grup dhe ka si pasojë lëndime të lehta trupore.
 
“E ankimuam dënimin për të cilin vlerësojmë se është shumë i lartë dhe u shqiptua nga ana e Gjykatës penale. Baza e dytë e ankesës është që, nësë gjykatësi është i obliguar që kur kemi pranim të fait nga ana e të akuzuarit, sipas deyrës zyrtare të ket kujdes në kualifikiminin juridik të veprës”, Ton-Dragan Peshevski•avokat mbrojtës.
 
I akuzuari para trupit gjykues theksoi se dënimin e shkallës së parë e sheh shumë të rëndë duke theksuar se Shekerinskën vetëm e ka tërhequr për flokë dhe nuk e ka lënduar.Por prokurori i prokurorisë së lartë Jovan Cvetanovski kërkoi nga gjykata që mos të pranohet ankesa e të akuzuarit në këtë rast dhe të mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë.
 
Gjykata penale më herët për Pançe Angellov shqiptoi dënim me katër vitë burg efektiv. Lidhur me arrestimet e 27 prillit në Kuvend, vazhdon procesi gjyqësorë edhe për deputetin e VMRO-DPMNE-së Johan Tarçullovski, i cili  ka dhën deklaratn e tij para prokuroris për krim të organizuar dhe korrupsion. Ai për momentin gjendet në burg shtëpiak, vendim ky që u vërtetua edhe nga Gjykata e Apelit pasi u hodhën poshtë ankesat e mbrojtjes. 
 
“Tarçullovski kishte ardhur sot të jep deklarat lidhur me ngjarjet e 27 prillit të viti 2017.Deklaratën e ka dhënë para prokuroris komptente.Tani është fazë e hetimit dhe nuk mund të komentoj asgjë lidhur me këtë”, tha Antonio Apostolski, Avokat Mbrojtës.
 
Dragan Peshevski , avokat mbrojts i disa nga të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend thotë se akoma të akuzuarit që ai mbron nuk janë ftuar të japin dëshmin në Prokurorin për krim të organizuar dhe Kruupsion. Tarçullovski dhe 35 të akuzuarit te tjerë ngarkohen për veprën penale cenim terrorist te rendit kushtetues dhe për të njejtit Gjykata e shkallës së parë shqiptoi masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak.Ankesat e të akuzuarve për masat në fjalë para Gjykatës së apelit u hodhën si të pa baza. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI