Botë
Kaliforini: Arrestohen prindërit që mbanin të lidhur 13 fëmijë
16.01.2018 14:09
Në kaliforni të SHBA-ve policia arrestoi një çift i cili po mbante të lidhur 13 fëmijët e tyre...

Fëmijët ishin nga mosha 2 deri në 29 vjec të cilët policia I gjeti në një banesë në Perris 95 km në juglindje të Los Angelosit. Policia kishte pranuar lajmin pasi që njëra nga vajzat e mbajtura peng kishte arritur që të largohet dhe të kërkoj ndihmë nga forcat policore.
David Alien 57 vjecar dhe Louise Anna Turpin 49 vjecare mësohet se për disa vite kishin jetuar në teksas para se të shpërngulen në kaliforni në vitin 2010. fqinjët e ciftit të ashtuquajtur Monstra thonë se në atë shtëpi nuk dukej asnjë gjë normale.
"Unë thjesht e respektoja privatësinë e tyre, por tani, ata thyen zemrën time, më bën të qaj".
“Kam dyshuar gjithmonë,sepse ajo shtëpi kurrë nuk dukej sikur shtepite tjera familjare . mbyllur dyert dhe dritaret e shtëpisë ku fëmijët u mbajtën rob”, shprehen fqinjet.
“Te gjithe ishin të dobët fizikisht dhe të kequshqyer”, shprehet fqiju Josh Tiedeman.
“Un I kam pare femijet qe ishin më të moshuar. Ishte herët në mëngjes, të gjithë Kishin lëkurë shumë të zbehtë, pothuajse sikur s'kishin parë kurrë diellin”, theksoi fqinja.
"Është e çmendur të mendosh që njerëzit po trajtohen aq keq afër jush”, shprehet fqinja Sarah Miller.
“Jam zemerthyer sidomos se jam nje prind qe kujdesem per femijet e mi. kjo është ajo që bëjmë ne, kujdesemi për fëmijët që nuk mund të kujdesen për veten, dhe eshte veshtire per mua te shoh kesi lloj rastesh”, shprehet fqinja Jamelia Adams.
Për stafin tonë ishte një moment nga ata që të copëtojnë zemrën, por njëkohësisht edhe i pabesueshëm”, tha drejtori spitalit Mark Uffer.
Efektivët policor njoftuan se këta fëmijë mbaheshin në një ambient të mbullur, të errët.
Tupin, që së bashku me të shoqen nuk kanë dhënë asnjë shpjegim logjik përse i mbanin fëmijët në atë mënyrë, kishte shpallur dy herë falimentim dhe herën e fundit që kjo ndodhi, mësohet të ketë pasur një punë të paguar shumë mirë si inxhinjer në kompaninë e aeronautikës dhe teknologjisë së mbrojtjes, “Northrop Grumman”.
SEVDIE OMEROVIQ
