Maqedoni
Alla: Ndërtimet e reja, 20% hapsira të gjelbërta; qytetarët: Ndrtimet e reja të kenë parqe dhe vendparkim
16.01.2018 15:26
Ndërtimet e reja duhet të kenë së paku 20% hapësira të gjelbërta, këtë e parashikon ligji I ri për gjelbërim urban të cilin Kuvendi dje e miratoi...

Me këtë synohet që çdo banor të ketë 25m2 hapësirë gjelbëruese dhe në këtë mënyrë të ketë ambient më të pastërt dhe ekologjik. Komuna e Çairit, si komunë që ka probleme me hapësirat e gjelbërta përshëndet miratimin e këtij ligji duke thënë se me këtë ligj dukshëm do të përmirësohet mungesa e zonave të gjelbra. Nga komumna e Çairit informuan se ata konform ligjit kanë për obligim që edhe të kujdesen për hapësirat e gjelbërta që do të ndërtohen.
“Ligji në fjalë implikon obligim për komunat që të bëjnë një evidence të të gjitha zonave të gjelbërta në bazë të numrit, llojit dhe gjendjes aktuale të tyre dhe implikon poashtu obligim për mirëmbajtjen e vazhdueshme të këtyre zonave të gjelbërta dhe çka është më e rëndësishme është që komuna tashmë gjatë procesit të dhënies së lejeve duhet të ketë parasysh që ndërtesat e reja që do të ndërtohen duhet të kenë 20% nga e gjitha parcela ndërtimore zone e gjelbërt”, tha Kushtrim Alla, zëdhënës i komunës së Çairit.
Këtë ligj e mirëpresin edhe qytetarët që sipas tyre shtimi i parqeve është shumë me rëndësi si për rekreacion por edhe për shëndetin e tyre. Ata thonë se parqet dhe parkingjet janë gjërat që me mungesën e të cilëve përballen çdo ditë.
“Patjetër për parqe, fëmijët të kenë ku të luajnë, parking, pa këtë mos të nisin të punojnë. Jemi të provuar, unë jetoj në Serovë në banesë, nuk kemi as parking as parqe, për atë është problem piksëpari duhet njëherë parkingut ta siguroj edhe parqet të kenë fëmijët ku të luajnë”...
“Duhet më tepër të ketë gjelbërim që të mundemi të marrim frymë më mirlë si pleqt poashtu edhe të rinjtë. Është e nevojshme që banesat që ndërtohen të kenë parqe, ajo në Evropë është kusht, anddaj është mirë që edhe këtu të ndërtohen me asi lloj standarde”....
“Ka shumë nevojë, vetëm ndërtesa ndërtesa u bë shumë. Duhet të kenë hapësira të gjelbërta edhe parking”, thanë qytetarët e anketuar.
Sipas ligjit në blloqet tanimë të ndërtuar do të bëhet kompensim me vendosjen e radhëve me drunj dhe gjelbërim në saksia, në çatia dhe fasada. Gjithashtu është e paraparë mbrojtje e ashpër e gjelbërimit aktual, veçmas të mostrave kapitale, pavarësisht të llojit të pronësisë.
ERSAN PAJAZITI
