Sindikata e pavarur e policisë, policët nuk janë paguar për punën jashta orarit
Rreth 1,500 policë kanë punuar mbi 150 orë jashtë orarit të punës....

Rreth 1,500 policë kanë punuar mbi 150 orë jashtë orarit të punës dhe për këtë nuk u është dhënë asnje kompenzim, , akuzuan nga Sindikata e Pavarur e Policisë.
Kryetari i Sindikatës, Goce Todev, deklaroi se sipas informatave të tyre, ka një numër të stacioneve ku të punësuarve nuk u janë paguar kompensimet dhe kërkuan nga MPB-te njëjtat të paghuehen sa më shpejt.
“Bëhet fjalë për më shumë stacione policore, të cilat kanë punuar më shumë sesa është paraparë me orarin e punës. Këto janë stacione operative.E paralajmërojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme, që urgjentisht të reagojë dhe të fillojë me vlerësimin e të gjitha listave të dorëzuara të cilat kanë të bëjnë me punën jashtë orarit të punës dhe të njëjtat të paguhen” – tha Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Todev.
Bëhet fjalë për inspektor të cilët punojnë jashtë orarit të punës. Pjesa më e madhe e këtyre nëpunësve janë nga SPB – Shkup dhe sektorët e tjera për punë të brendshme” tha Todev.
Ai i bëri thirrje MBP-së, që tua paguaj nëpunësve policor të cilët kanë punuar 150 orë pune shtesë dhe pagesa të bëhet sipas parimit të një page mesatare në nivel të RM-së. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
