MTL paralajmëron për dy vite 80 kilometra gazsjellës

16.01.2018 16:49

Autoritetet paralajmërojnë ndërtimin e 80 kilometrave gazsjellës nëpër territorin e Maqedonisë.....

Autoritetet paralajmërojnë ndërtimin e 80 kilometrave gazsjellës nëpër territorin e Maqedonisë.

Ata shprehin  optimizëm se nëse se nuk paraqitet asnjë pengesë, për  dy vite gazi  të mund të arrijë tek amvisëritë.

Pritet  që tubat e gazit nga Negotina në Manastir të ndërtohet deri në vitin 2020 ndërsa deri në fund të vitit 2019 të jetë gati edhe pjesa nga Shkupi në Gostivar.

“Me buxhetin e RM janë siguruar afro 40 miljon euro për rrjetin e gazsjellsit, besoj se me një tempo të fortë dhe të përkushtuar këto afatë të cilët i kemi në përputhje me marveshjet do të respektohen deri në fund, dhe për një afat të shkurt gazifikimi do të arrije tek të gjitha komunat e Maqedonisë” – tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.

Drejtori i Burimeve Energjietike të Maqedonisë, thotë se po  negocionon me komunat se kush do ta bëjë rrjetin distribuiv për përdorim lokal.

“Intenzivisht po negociojmë me kryetarët e komunave të të gjitha komunave ku kalon rrjeti kombëtar i rrjetit të gazifikimit që  dhe ata ta ndërtojnë  në kohë e duhur rrjetin sekondar” – tha drejtori i burimeve energjietike të Maqedonisë, Blagojce Kotevski.

Pronat private, ku tubat e gazsjellisin janë planifikuar të kalojnë, vazhdojnë të pengojnë procedurën e gazifikimit. Vetëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet pronësore planifikikohen  që  të shpenzohen 5 milionë euro, pjesa më e madhe e  parave parashikohet të shpenzohen në rajonin e Pollogut. (Gazmend Kurtishi, TVM2)