Korporata amerikane ITM Power Group, projekt për menaxhim me mbeturinat
Deponit e egra vitet e fundit kanë qenë problem kryesor në Maqedoni, e sidomos për komunat e Pollogut....

Deponit e egra vitet e fundit kanë qen problem kryesor në Maqedoni, e sidomos për komunat e Pollogut.
Kjo ka ngjallë edhe interesim të kompanive të huaja. Para kryetarëve të komunave rurale në komunë e Zhelinës u prezantua projekti për menaxhimin e mbeturinave nga korporata Amerikane ITM Power Group.
“Njëri projekt ishte deponia,si problem kryesor që e kemi gjithë Maqedoni posaçërisht në rajonin e Pollogut. Projekti i dytë me pastrimin e ujërave , ndërsa projekti i tretë kishte të bëjë me energjinë apo sektorin publiko-privat. Ky projekt është edhe i qeverisë besoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët edhe me ata do të kemi bashkëpunim të ndërsjellët ku gjithë qytetarët e Maqedonisë posaçërisht të këtyre komunave do të përfitojnë nga këto projekte” – tha kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.
Interesim për këtë prezentim shprehën edhe kreu i komunës së Vrapçishtit Isen Shabani dhe ai i Bogovinës Albon Xhemaili.
“Por ne sigurisht duhet të jemi në komunikimi edhe me qeverinë, përshak se ka edhe disa pengesa ligjore. Ka një vullnet tek kryeministri por nuk mjafton ai vullnet duhet më tepër që të rregullohet një herë e përgjithmonë. Është problem regjional që tangon krejt Pollogun, por edhe gjithë Maqedonia ka këtë problem” – tha kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.
“Sot kemi parë vetëm një prezantim por si do të duket drejtpërsëdrejti nuk e di. Si prezantim duket i bukur shumë i mirë mbase mund të shohim dikund dhe të bëjmë një krahasim” – u shpreh kryetari i komunës së Bogovinës, Albon Xhemail.
Vitet e fundit përveç komunave rurale problem me menaxhimin e mbeturinave kanë edhe komunat më të mëdha si ajo e Tetovës dhe e Strugës, të cilat edhe sot kanë gjetur vetëm zgjidhje parciale. (Visar Sadiki, TVM2)
