MAQEDONI

Siguri më të madhe për fëmijët e ndeshur me ligjin

10.07.2014 18:02

Bëhet fjalë për një projekt të përbashkët të financuar nga Komuna e Gostivarit, UNICEF-i dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës…..

Në kuadër të Stacionit Policorë në Gostivar, do të funksionojë objekti i përshtatshëm për bisedë me fëmijët dëshmitarë dhe të ndeshur me Ligjin, me qëllim që të  ndjehen më të sigurt dhe të mbrojtur gjatë bisedave me personat profesional.

Bëhet fjalë për një projekt të përbashkët të financuar nga Komuna e Gostivarit, UNICEF-i dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës. 

“Nevoja për hapjen e hapësirave të këtilla speciale të pajisura, është me Ligjin për Vepër Penale dhe Ligjit për të Drejtat e Fëmijëve, të cilët kërkojnë kushte të veçanta, ku përfaqësuesit e institucioneve mund t’i zhvillojnë bisedat me fëmijët. Besoj se kjo hapësirë do ta arsyetojë ekzistimin e saj dhe do të shfrytëzohet”, - theksoi në fjalën e saj ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Vlera e projektit është 1 milion e 800 mijë denarë, prej tyre 1 milion e 460 mijë denarë është investim i Ambasadës së Holandës dhe 340 mijë denarë të Komunës së Gostivarit, ndërsa objekte të ngjashme janë ndërtuar edhe në 6 qytete të tjera të Maqedonisë. (Lulzim Haziri, TVM2)

FOTO: mia.mk