Ivanov të mos e nënshkruaj ligjin për gjuhët, të njëjtin ta dërgojë në kushtetuese
Dimovski paralajmëron se do ti kërkojë gjykatës kushtetuese ta anuloj të njejtin......

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilia Dimovski e ka ftuar presidentin e shtetit që të mos e nënshkruaj ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Por nëse do të ndodh e kundërta Dimovski paralajmëron se do ti kërkojë gjykatës kushtetuese ta anuloj të njejtin.
Ai paralajmëron se nismën në gjykatën kushtetuese do ta parashtroj personalisht por është i bidur se edhe partia e ndan mendimin e njejtë.
Ivanov ka afat që deri më 18 janar të nënshkruaj ose jo ligjin, në të kundërtën deputetët do të duhet të votojnë edhe një herë për ligjin e njejtë, por dimovski i ka ftuar edhe deputetët e LSDM-së që dë mos e votojnë ligjin.
“Vendosa të ngris iniciativën pasi shumica parlamentare nuk dëshmoi mirëkuptim për vërejtjet rreth ligjit për gjuhët, asnjë amandament i opozitës nuk u pranua, asnjë nismë rreth shkeljes së rregullores me vendosjen e flamurit të BE-së nuk u pranua. Nuk u pranua asnjë vërejtje e opinionit dhe ekspertëve. Mendoj se gjykata kushtetuese është e nevojshme të reagoj sepse nga 25 nene të ligjit, 24 janë tërsisht kundër kushtetutës dhe jashtë korrnizës së marrëveshjes paqësore të Ohrit, pasi përfshihen segmente që kushtetuta nuk i parasheh dhe nuk i lejon” – u shpreh Iilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.
