Pavlopulos, shteti fqinj të respektojë historinë
Një ditë para vazhdimit të negociatave për emrin, presidenti grek Pavlopulos ka deklaruar se Greqia....

Një ditë para vazhdimit të negociatave për emrin, presidenti grek Pavlopulos ka deklaruar se Greqia do t’i mbështeste aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE, vetëm në rast se kjo e fundit do të përcaktohej për emër me të cilin do ta respektonte historinë, kufijtë dhe nuk do të shkaktonte irredentizëm.
“Ky emër duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare, të jetë një emër që së pari respekton të gjithë historinë, jo histori false, dhe së dyti, të mos nxjerrë tendenca të parezistueshme. Nuk mund të zgjidhet asnjë emër që do t’i referohet, madje edhe në mënyrë indirekte, ndryshimit të kufijve. Emri jo vetëm që duhet të respektojë historinë dhe kufijtë, por nuk duhet t’u referohet koncepteve të tjera që gjithashtu shkaktojnë irredentizëm”, - tha presidenti grek Pavlopulos.
