Futboll
Me maksimumin e të gjithëve, të eliminohet Zimbru
10.07.2014 18:10
Sonte zhvillohet takimi i kthimit në kuadër të xhiros së parë të Liga Evropës dhe fitorja 2:1 nga ndeshja e parë në Shkup, Shkëndijën e len në situatë të favorshme për të kaluar raundin.
Dita e sotme mund të rezultojë historike për Shkëndijën, nëse skuadra ‘kuqezi’ arrin të fitojë apo edhe barazojë përballë Zimbrut në Moldavi. Sonte zhvillohet takimi i kthimit në kuadër të xhiros së parë të Liga Evropës dhe fitorja 2:1 nga ndeshja e parë në Shkup, Shkëndijën e len në situatë të favorshme për të kaluar raundin.
Sonte zhvillohet takimi i kthimit në kuadër të xhiros së parë të Liga Evropës dhe fitorja 2:1 nga ndeshja e parë në Shkup, Shkëndijën e len në situatë të favorshme për të kaluar raundin.
Dita e sotme mund të rezultojë historike për Shkëndijën, nëse skuadra ‘kuqezi’ arrin të fitojë apo edhe barazojë përballë Zimbrut në Moldavi. Sonte zhvillohet takimi i kthimit në kuadër të xhiros së parë të Liga Evropës dhe fitorja 2:1 nga ndeshja e parë në Shkup, Shkëndijën e len në situatë të favorshme për të kaluar raundin.
Por gjithsesi se epërsia minimale dhe goli i pranuar në teren vendas nuk garanton asgjë dhe për këtë arsye futbollistët janë të bindur se i pret një sfidë e vështirë për të shkruar historinë.
“Na pret një ndeshje e vështirë. Ne me shokët e skuadrës presim ta kalojmë me sukses këtë ndeshje të vështirë, por që hyjmë me rezultat pozitiv. Mendoj se edhe këtu do t’ia kalojmë disi, do të bëjmë të pamundurën edhe për tifozët edhe për kryesinë e klubit”, shprehet mbrojtësi i krahut, Egzon Bejtullai.
“Sigurisht që kemi ardhur të marrim rezultat pozitiv. Rezultati nga ndeshja e parë në teren vendas na jep një motiv plus. Shpresojmë që me një fitore ose barazim të kualifikohemi në raundin e dytë. Pres angazhim maksimal nga të gjithë lojtarët, të japim 100% në teren, të japim më të mirë për të gëzuar tifozët tanë dhe normalisht edhe për kryesinë që kanë bërë gjithçka të mundur për klubin”, deklaroi anësori ‘kuqezi’, Demir Imeri.
Shkëndija të mërkurën në mbrëmje zhvilloi seancë stërvitore në stadiumin e bukur të Zimbrut, ku sonte do të zhvillohet ndeshja e kthimit. Në atmosferë pozitive, por njëkohësisht maksimalisht profesionale, futbollistët dhe stafi teknik përmbyllën edhe përgatitjen finale para ndeshjes së kthimit.
Stafi teknik tani më ka të qartë të gjithë dilemat dhe formacionin me të cilin do të nisë ndeshjen, ndërsa vazhdon të qëndrojë në vendimin që Shkëndija mos luajë futboll defanziv.
Pikërisht kjo çështje u ka interesuar më së shumti gazetarëve moldav, të cilët ishin të pranishëm në 15-të minutat e para të stërvitjes së mbrëmshme dhe para fillimit të së njejtës mundën të marin prononcimin e trajnerit Ferençina, kapitenit Pollozhani dhe mbrojtësit Miliev.
“Unë jam i kënaqur me rezultatin nga ndeshja e parë. E di se tani do të jetë ndeshje e vështirë për ne, mirëpo unë besoj në ekipin tim, në futbollistët e mi. Ata mund të marin rezultat të mirë për të kaluar në raundin e ardhshëm”, tha Ferençina për mediat moldave, të cilët pyetën nëse Shkëndija do të orientohet në mbrojtje të rezultatit nga ndeshja e parë.
“Po, ne nuk do të luajmë në mbrojtje. Ne duam të luajmë futboll sulmues pasi na duhet të paktën një gol”, përfundoi Ferençina.
Mbrojtësi bullgar i Shkëndijës, Yordan Miliev porositi moldavët se Shkëndija nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe se përkundër forcës së Zimbrut, sonte do të luhet për fitore.
“Po natyrisht. Ne nuk jemi këtu për pushime. Do të japim 100% nga vetja pasi duam të fitojmë këtë ndeshje, sepse për ne është shumë e rëndësishme. E dijmë se do të jetë ndeshje shumë e vështirë, Zimbru është skuadër e mirë. Ne shohim se ata kanë kamp shumë të mirë dhe ne e dijmë se do të jetë shumë vështirë, por ne duam fitoren. Sigurisht s’do të luajmë në mbrojtje. Ne jemi këtu për të tentuar të luajmë futboll të mirë dhe për të fituar këtë ndeshje”, tha Miliev.
Shumë tërheqës për mediat në Moldavi ishte kapiteni Artim Pollozhani, duke ditur se i njejti ka patur përvojë në Rusi dhe njeh mirë gjuhën ruse. Pikërisht lehtësia në komunikim bëri që kolegët moldav të insitojnë në bisedë më të gjatë me kapitenin ‘kuqezi’, i cili mes tjerash tregoi respekt për Zimbrun, lavdëroi kompleksin sportive dhe fantastik të kësaj skuadre, mirëpo edhe ai nuk fshehi se Shkëndija ka ardhur këtu për tu kualifikuar.
Ndërkohë futbollistët e Shkëndijës edhe paraditën e sotme kishin një seancë të lehtë stërvitore dhe relaksuese. Më pas të gjithë kanë shkuar në pushim të detyrueshëm, për të pritur sa më të qetë dhe të koncentruar ndeshjen e sontme. Një javë më parë ekipi regjistroi fitoren e parë dhe historike në Kupat Evropiane, ndërsa sonte kërkohet kalimi historik i një raundi në Evropë.
Përballja Zimbru-Shkëndija luhet sonte në orën 19:00 sipas kohës lokale në Maqedoni.