Botë

Kolumbi: Rrëzohet helikopteri ushtarak, 10 të vdekur

17.01.2018 10:08

10 pesona mbetën të vdekur kur një helikopter ushtarak u rrëzua në afërsi të qytetit Segovia në Antikua...

Helikopteri prodhim rus MI-17, mbarte 8 ushtarakë dhe sy civilë, që duhet të inspektonin linjën e gazit që përdoret nga ushtria në Kaukaz. 
 
“Për fat të keq, një nga fluturaket e ushtrisë sonë, është rrëzuar . Gjatë aksidentit mbetën të vdekur 8 pjestarë të ushtrisë, përfshirë drejtuesit e helikopterit, dhe dy inxhinierë civilë. Ata duhej të kontrollonin gypat e gazpërcuesit në zonën ku u rrëzuan”, komandanti gjeneral i armatës Juan Vicente Trujillo
 
Por ushtria e ka hedhur poshtë mundësinë se helikopteri mund të jetë sulmuar, edhe pse në këtë zonë operon grupi rrebel, Ushtria për Çlirim Kombëtar, i cili muajt e fundit ka rifilluar sulmet kundër ushtrisë dhe policisë kolumbiane. 
 
Vitin e kaluar u arrit një marëveshje paqeje mes autoriteteve dhe grupit FARC,  duke i dhënë kështu fund një lufte të pandërprerë 5 vjecare në Kolumbi.
 
Por edhe përkundër marrëveshjes, krahu i djathtë i FARC-ut, ata që njihen si ushtria për clirim kombëtar, ende janë aktivë me sulmet e tyre.
 
SEVDIJE OMEROVIQ