Botë

Fshati më i ftohtë në botë thyen rekordet

17.01.2018 10:45

Fshati më i ftohtë në botë, Oymyakon në Siberi, ka thyer rekordet...

Temperatura mesatare gjatë muajit janar në fshatin rus është -50 gradë Celsius, por këtë vit termometri i ri elektronik ka regjistruar -62 gradë Celsius.
 
Stacioni meteorologjik në "Ujin e ngrirë" regjistroi një temperaturë minus 59 gradë Celsius, por banorët thanë se regjistrimet e tyre ishin minus 67 gradë Celsius, 1 gradë më pak se temperatura më e ulët e pranuar për një vendbanim të përhershëm në botë.
 
Sipas "The Siberian Times" termometri dixhital, i instaluar vitin e kaluar, u prish sepse ishte shumë ftohtë.
 
Temperaturat më të ftohta në Oymyakon janë regjistruar deri në -67.7 gradë Celsius, një rekord i vendosur në vitin 1933.
 
Muajt më të ngrohtë janë qershori, korriku dhe gushti, atëherë kur banorët i gëzohen rrezeve të ngrohta të diellit./mia