Maqedoni
Stoltenberg: Sot dhe nesër për vizitë në Shkup
17.01.2018 11:05
Sekretari i përgjithsëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë dy ditore në Maqedoni...

Gjat kësaj vizite ai do të ketë takim me presidentin, Gjorge Ivanov, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, atë të Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe liderët e partive politike.
Nesër Stoltenberg do të ketë fjalim para deputetëve në Kuvend dhe do të mbajë konferencë të përbashkët me kryeministrin, Zoran Zaev.
Fjalimin e tij në Kuvend do ta dëgjojnë edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët bojkotojnë punën e Kuvendit.
Kjo është vizita e parë e Stoltenberg në Maqedoni, ndërsa para tre viteve vendin e vizitoi paraardhësi i tij, Andres Fog Rasmunsen.
