Maqedoni

Nju Jork: Sot mbahet raundi i ri i bisedimeve për emrin

17.01.2018 11:26

Bisedimet për çështjen e emrit do të vazhdojnë sot në raundin e dytë të tyre në Nju Jork...

Përfaqësuesi i Maqedonisë Vasko Naumovski dhe ai i Greqisë Adamantios Vasilakis, së bashku me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara Metju Nimic, do të bisedojnë për tejkalimin e dallimeve rreth emrit të Maqedonisë.

Në takimin në Nju Jork, pritet që Nimic të vendosë në tavolinë propozim iniciues, gjë të cilën e kanë potencuar edhe ministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias pas takimit në Selanik, javën e kaluar.

Ata në këtë takim janë marrë vesh për një rol më direkt të bisedime si dhe për formimin e grupeve të punës me të cilat do të udhëhëheqin personalisht ata.

Takimi i parë i grupeve të punës, pritet të jetë në muajin e ardhshëm.