Maqedoni

Rasti “Target-Fortesa”. Gjykimi anulohet për më 27 mars

17.01.2018 13:07

Procesi gjyqësor për rastin”Target dhe Fortesa” që ka të bëjë me përgjimet masive joligjore dhe shkatërrimin e mjeteve të përgjimët është anuluar për 27 mars...

Gjykim është anuluar me arsyetimin se anëtari i trupit gjyqësor, gjykatësi Goran Boshevski, ka kërkuar që të tërhiqet me arsyetimin se ai ka marrë pjesë në Këshillin për vlersimin e aktakuzës për këtë lëndë.
 
Në seancën e sotme ishin të pranishëm të 9 të akuzuarit në mesin e të cilëve edhe të akuzuarit e parë ish shefi I DSK-Sasho Mijallkov dhe ish ministrja e brendëshme, Gordana Jankullovska. Avokatët mbrojtës kanë dorëzuar një listë të dëshmive pranë gjyktës përmbajtjen e të cilës për momentin nuk dëshirojnë të zbulojnë për publikun.
 
“Ato janë dokumente gjegjësisht dëshmi që do të shqyrtohen gjatë procedurës dhe publiku do të njoftohet me përmbajtjen e tyre dhe me çka kanë të bëjnë”, tha Petar Vasilev, Avokat.
 
Në pyetje të gazetarëve se nëse gjykimi është shtyrë për më gjatë se dy muaj me qëllim të pritjes së ekstardimit të Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit nga Greqia, përgjigjet Avokati mbrojtës.
 
“Unë nuk kisha dashur të shpekuloj sa u përket afatëve .Siç mund të kuptohet edhe nga mediat atje po zhvillohen më shumë procedura për ato kështu që po ia lëmë gjykatës të vendosë. Ato janë procedura gjyqësore dhe askush nuk mund të ndikojë. Gjykatësi vendos se kur do te caktojë seancë dhe kur vendim. Ne nuk mund të japim vlerësim se kur ajo mund të ndodhë. Disa media, duke u thirur në burime të Ministrisë së Drejtësisë thanë se do të kthehen në mars ,atëherë do të presim se ç’ka do të ndodhë”, shtoi Vasilev.
 
Avokati sqaron se mundsia që Grujevski dhe Boshkovski të gjykohen në Maqedoni për pasaportat e falsifikuara egzston, vetëm nëse këtë e kërkojnë të akuzuarit, por kjo nuk ndodhë në këtë rast.
 
Ndërkaq njofton se akoma nuk është vendosur as për kërkesën e ekstradimit pasi që Gjykatat por edhe organet e tjera në Greqi vështirë gjinden sa u përket përkthyesve në gjuhën maqedonasë dhe për këtë arsye procesi I azilit është anuluar në kohë të pacaktuar. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI