Maqedoni

Pensionistët njoftohen për procedurat e fondit shëndetësor

10.07.2014 19:03

Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Xhemail Mehazi, së bashku me suitën e tij, sot, në sajë të programit të punës së kësaj drejtorie, njoftoi pensionistët e Dibrës për procedurat e ndryshme shëndetësore për participimin dhe refundimin...

Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Xhemail Mehazi, së bashku me suitën e tij, sot, në sajë të programit të punës së kësaj drejtorie, njoftoi pensionistët e Dibrës për procedurat e ndryshme shëndetësore për participimin dhe refundimin, si dhe për të të drejtat e të siguruarve.
 
E bëjmë këtë takim me pensionistët, që të realizojmë një shërbim sa më kualitativ, gjithashtu në ngritjen dhe afrimin e institucioneve shëndetësore me të siguruarit tanë, tha gjatë hapjes së këtij takimi Xhemail Mehazi. 
 
Nga përfaqësuesit e Shoqatave të invalidëve të punës dhe të personave me status të posaçëm, u kërkua shkurtim i afateve të dorëzimit të mjeteve, pagesën e participimit, refundimit të mjeteve nga ilaçet, realizim sa më i shpejtë i shërbimeve shëndetësore, si dhe tretman i barabartë shëndetësor me qytetet e tjera.
 
Pas këtij takimi, drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor,  Xhemaili Mehazi, vizitoi “Shtëpinë e Shëndetit” në Dibër. 
 
ATLI DEMA