Viti i Gjergj Kastriotit, Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit, ka frymë Skënderbegiane
550 vjetori i vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu....

550 vjetori i vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu është shënuar edhe në Shkup, ku janë vendosur kurrora me lule në përmendoren e tij.
“Skënderbeu është figura më emblematike e shqiptarëve, popujve të Ballkanit, frymëzim me shekuj, ka qenë për të gjithë popujt e shtypur”, - tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me këtë rast.
Sipas Ahmetit Skenderbeu ishte një rrezik për të gjithë ata që vendosin sundime gjakatare.
“Skenderbeu mbetet figura qendrore për të gjithë liridashësit, sot me krenari mund të them që edhe vet marrëveshja e Ohrit është fryma Skednderbegiane dhe me krenari ne këtë figure të madhe sot e përkujtojmë, përkundër asaj që pushtues kanë bërë përpjekje në vazhdimësi që gjithpçka të fshihet, të shlyhet nga kujtesa e shqiptarëve, që heroi ynë kombëtar, të mos lë gjurmë” – deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Kurrora me lule kanë vendosur edhe deputetë të BDI-së, krerë të komunave dhe drejtor institucionesh shtetërore. (Ersan Pajaziti, TVM2)
