Kardiologu Zhan Mitrev, Anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Arteve dhe Letërsisë
Kardiologu nga Maqedonia Zhan Mitrev, prej sot është anëtar i rregullt....

Kardiologu nga Maqedonia Zhan Mitrev, prej sot është anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të shkencave, arteve dhe Letërsisë.
Kryetari i kësaj Akademie, Zhan-Patrik Konrad ia dorëzoi çertifikatën e antarësisë Mitrevit dhe vuri në dukje se ai është një hero, një udhëheqës i aktiviteteve të pavarura dhe innovative në Maqedoni.
Mitrev tha se ishte i nderuar me këtë titull dhe se i njëjti ishte një dëshmi për punën që bënë.
“Gjithçka që kam bërë deri më tani e kam bërë me gjithë zemër, për të ndihmuar vendin dhe popullin tim. Për të treguar se gjithçka është e mundur edhe këtu, jo vetëm në vendet tjera, largë vendit tonë. Qëllimi im është që t’ju tregoj të rinjëve se mundësit janë edhe këtu, në vendin tonë. Është e nevojshme të kemi shumë passion, invenstim dhe përpjekje shumë të madhe për të realizuar të gjitha këto ide, dëshira dhe ëndërra” – tha kardiologu, Zhan Mitrev.
Kjo është një ngjarje historike për shkencën, mjekësinë e Maqedonisë, tha akademiku, Jordan Plevnesh.
“Ky akt i madh i histories së shkencës dhe mjekësisë së Maqedonisë, në të njejtën kohë kjo është një ngjarje e madhe edhe për mjekësinë e Evropës e cila bëri pjesë për një nga kardiologët më të shquar të vendit por edhe më gjërë” – u shpreh Jordan Plevsnesh, sekretar i Akademiksë “Ballkanika Evropiane” .
Ndarja e këtij çmimi u bë në Klinikën “Zhan Mitrev”, nje një konferencë internacionale mbi"Ardhmërinë e mjekësisë dhe transformimin e shoqërisë në Evropë". (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
