Maqedoni
Stoltenberg në Shkup, Qeveria: Sjell mesazhin për dyer të hapura
17.01.2018 17:22
Procesi eurointegrues i Maqedonisë, rifutet në agjendën e NATO-s dhe sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, i cili do qëndrojë në një vizitë dytore në Shkup...

Vizita e njeriu të parë të Aleancës, pas katër vitesh, sipas Qeverisë jep tre mesazhe kryesore, dhe atë: porosinë se politika e NATO-s për dyer të hapura vazhdon edhe më tej, porosinë se NATO mbetet e interesuar për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Ballkanit në tërësi si dhe faktin se Maqedonia mbetet me interes strategjik për Ballkanin dhe NATO-n. Megjithatë, pritet që Stoltenberg të tregojë interes edhe për reformat konkrete në Ministrinë e Mbrojtjes dhe rritjen e buxhetit për Armatën, e cila konformë standarteve të NATO-s duhet të arrijë 2% të BPV.
Në ndërkohë, Qeveria do ta njoftojë Sekretarin Gjeneral të NATO-s për zbatimin e reformave të parapara me planit qeveritar 3-6-9, zhvillimet politike në vend dhe nevojën për stabilitet të brendshëm. Në një brifiking me gazetarë, qeveria theksoi nevojën për përfshirje të të gjithë institucioneve dhe aktorëve me relevancë në zbatimin e reformave të domosdoshme për anëtarësimin e Maqesonisë në NATO dhe BE, posacërisht kthimin e opozitës në punimet e Kuvendit dhe angazhimin aktiv të saj në këto procese.
Vizita zyrtare e Stoltenberg do të fillojë nesër, (të enjten). Fillimisht do të takojë ministrin për punë të jashtme Nikolla Dimitrov, persidentin Gjorge Ivanov dhe më pas do të ketë takim me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi.
Stoltenber do të mbaje fjalim edhe para deputetëve, në Kuvendin Republikan dhe më pas do të takojë edhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe atë të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Stoltenberg i shoqëruar nga një delegacion i lartë i NATO-s, vizitën do ta përmbyll me një takim tet a tet me kryeministrin Zoran Zaev, pas ceremonisë zyrtare të pritjes që do të organiozohet para qeverisë.
SHPËTIM NUREDINI
