Maqedoni

Viti mbarëkombëtar i Skëndërbeut, akademi solemne në kuvendin e Maqedonisë

17.01.2018 17:58

“Unë jam mik i virtytit e jo i fatit” me këto fjalë që i kishte shkruar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu mbretit Napolitan Ferdinand...

“Unë jam mik i virtytit e jo i fatit” me këto fjalë që i kishte shkruar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu mbretit Napolitan Ferdinand hapi Akademinë përkujtimore kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së tij, kreu i kuvendit Talat Xhaferi. Vizioni i Skëndërbeut ishte ai që të gjithë ne sot kemi përcaktim strategjik e ai është evropa e bashkuar tha Xhaferi.
 
“Lufta e tij për liri dhe fitoret ushtarake kundër ushtrisë otomane, kanë shumë elemente të asaj që për të gjithë ne është ideal dhe përcaktim strategjik, dhe kjo është evropa e bashkuar”, tha Talat Xhaferi, kryetar i kuvendit.
 
Shqiptarëve ju duhet një Skëndërbe që bashkon dhe nuk përplas me popujt e tjerë tha drejtor i ITSHKSH-së Skënder Asani.  
 
“Shqiptarëve ju duhet sot një Skëndërbe i Rilindjes Kombëtare, një Skëndërbe që i bashkon shqiptarët, që i rrafshon dallimet krahinore e fisnore, një Skëndërbe që i shkrin përkatësitë religjioze dhe një Skëndërbe që nuk na përplas me asnjë komb tjetër”, tha Skënder Asani, drejtor i ITSHKSH-së.
 
Veprat e Skënderbeut kanë qenë shembull i respektit të ndërsjelltë midis popujve dhe urëlidhëse midis tyre nënvizuan profesori Vllado Popovski dhe Drejtori i Institutit të historisë nacionale maqedonase DragiGjorgjev. 
 
“Skënderbeu mbetet heroi më i madh i shqiptarëve por në të njejtën kohë mbetet hero i madh i cili u paraqit në skenën historike të ballkanit. Hero i cili do të mund të jetë urëlidhëse midis disa popujve a parasegjithash midis shqiptarëve dhe maqedonasve”, tha Dragi Gjorgjiev, drejtor i IHKM-së.
 
“Veprat e Skënderbeut dhe politikat e tij kanë qenë shembull i respektit të ndërsjelltë midis popujve të ndryshëm që kanë jetuar në vendet e tyre.Në ato kohra të vështira kur janë zhvilluar luftra të ashpra Skëndërbeu si një qelizë lidhëse ka vënë theksin e principit të sjelljes ndaj veprës shoqërore”, tha Vllado Popovski, profesor universitarë.
 
Për të nderuar figurën Gjergj Kastriotit, Postat e Maqedonisë promovuan pullën postare e cila sipas drejtorit Fadis Rexhepi do të jetë një vulë në filatelinë e Maqdonisë dhe atë botërore për veprën e tij.
 
“Pullat postare kanë kanë vlerë të përhrshme, duke udhëtuar nëpër botë promovojnë vlera të ndryshme kulturore dhe historike. Ata janë një libër i hapur në një pjesë të vogël letre, që i bashkojnë njerëzit, qytetet, shtetet, kontinentet dhe gjuhët e ndryshme”, tha Fadis Rexhepi, drejtor i postave.
 
Akademia solemne kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti Skëndërbeu u realizua nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi.
 
NAIM RAMADANI