Maqedoni

Përfundoi takimi në Nju Jork, Nimic: Shoh zgjidhje të shpejtë në horizont

17.01.2018 19:47

Në Nju Jork përfunduan bisedimet rreth zgjidhjes së çështjes së emrit...

Ndërmjetësi Metju Nimiç njëherë pas takimit, tha se zgjidhja e kësaj çështjeje është e një rëndësie të veçantë jo vetëm për shtetin, por për gjithë rajonin. Ndërmjetësi Nimiç deklaroi se zgjidhja e kontestit për emrin duket në horizont me çka do t’i jepet fund kontestit 27-vjeçar midis Greqisë dhe Maqedonisë.
 
Nimic gjithsesi nuk ka dashur ta shpalos propozimin, por vetëm ka theksuar se propozimin për emrin do t’ua dërgoj dy qeverive, për të parë se si mund të arrihet më pas në një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.
 
“Dhashë propozim me një sërë idesh, nuk do të komentoj cka permban aty. Ua dhash të dyja palëve që ta dërgojnë te qeveritë e tyre ta shofin dhe studiojnë dhe do të shofin a do të mund të ndihmojë për zgjidhje të qështjes. Nuk do të komentoj për përmbajtjen e propozimit. Të dy qeveritë më kanë ftuar të shkoj dhe të bisedoj për këto ide, kur të gjej kohë gjatë javëve të ardhëshme do të shkoj te rtë dyja vendet do ti ndëgjoj mendimet e tyre të shofim a do të kemi përparim . Idet e mija në përgjithësi  janë të reja për shkak se kemi kombinim të ri të ideve, për ketë çështje po diskutohet 25 vjet dhe shumë eshte e papritur të dilet me propozim të ri , shum njerëz gjatë këtyre viteve kane menduar per keto qështje dhe prandaj është shum rëndë të dilet me dicka të re, por mendoj se tani situate është më ndryshe”, tha Metju Nimic. kryenegociator i OKB-së për emrin.
 
Nimic në takimin me negocatorët e Shkupit dhe Athinës, ka parë shof nje set te ideve me nje pako te kompromisit me të cilat të dyja anët duhet të ndjehen comfort me zgjidhje të përbashkët të pranueshme.