Bashkëpunimi Maqedoni-Shqipëri, afaristët: Problem infrastruktura
Shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë nuk është në nivelin e duhur vlerëson OEMVP...

Shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë nuk është në nivelin e duhur vlerëson OEMVP dhe oda ekonomike amerikane në Shqipëri. Fajin kryesor biznesmenët e shohin tek infrastruktura.
Biznesmenët vlerësojnë se kur ka lidhje më të forta ekonomike, përfitojnë të gjithë. Përfaqësues të i Dhomës Amerikane në Tiranë vizituan sot oemvp-në për të parë mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, sidomos në zonat e lira ekonomike.
“Siç e dijmë, distanca Tiranë-Shkup është 160 kilometra, dhe neve na duhen mbi 6 orë për të lëvizur nga njëra anë në tjetrën, dhe mendoj që duhet të insistojmë që kjo infrastrukturë të realizohet në mënyrë sa më të shpejtë. Gjithashtu, duhet të dijmë që transporti hekurudhor me portin e Durrësit i cili është në një distancë shumë të afërt, është mëse i nevojshëm për ekonominë e vendit tonë, dhe do ndikonte mjaft në uljen e kostos së produkteve që janë të nivelit ndërkombëtar” – tha kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.
“Ne kemi menduar që të sjellim disa kompani amerikane, ndërkombëtare, të vijnë në Maqedoni, të shikojnë mundësitë për ata për të eksportuar nga Shqipëria, për të investuar në Maqedoni. Kështu që, ne kemi ardhur vetëm për të shikojmë nga afër suksesin që keni pasur juve në tërheqjen e investimeve të huaja, jo vetëm amerikan, por edhe nga vendet e tjera dhe si mund të përfitojmë ne në Tiranë nga eksperiencat që keni pasur ju” – u shpreh kryetari i Dhomës Amerikane në Tiranë, Mark Krafort.
