Botë

Kazakistan: Autobuzi përfshihet nga flakët, 52 viktima

18.01.2018 10:32

52 persona kanë humbur jetën në tmerrin e flakëve që përfshinë një autobus në veriperëndim të Kazakistanit...

Vetëm 5 pasagjerë arriten të dalin prej tij dhe trajtimin e parë mjekësor e morën në vendngjarje nga ekipet e emergjencës.
 
Në bordin e mjetit besohet të ketë pasur qytetarë uzbekë, por nuk dihet me saktësi nëse ata po shkonin apo po vinin prej Rusisë.
 
Rruga në të cilën ndodhi fatkeqësia përdoret rëndom nga punëtorët uzbekë, që udhëtojnë drejt kantiereve ruse të ndërtimit.
 
Në autobus ndodheshin 55 pasagjerë dhe dy shoferë. Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta.Në muajin tetor, një tjetër autobus uzbek me 50 njerëz në bord u godit nga një tren në Rusi, pasi kishte ngecur mbi shina, gjë që u kushtoi jetën 17 personave.
 
SEVDIJE OMEROVIQ