Qeveria: Pas rundit të mbrëmshëm të bisedimeve po krijohen kushte për lëvizje përpara të procesit
“Në OKB po krijohen kushte për lëvizje përpara të procesit për zgjidhjen e çështjes së emrit...

“Në OKB po krijohen kushte për lëvizje përpara të procesit për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndërkaq përfundimi do të varet nga gatishmëria për kompromis nga të dyja palët”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë, pas rundit të mbrëmshëm të bisedimeve në Njurojk.
“Pas analizës së kujdesshme të kornizës së Nimic, që e ka prezantuar përpara negociuesve në Nju Jork, nga Qeveria paralajmërojnë në pajtueshmëri me rëndësinë e çështjes për interesat shtetërore, do të vazhdojë procesi i ndërtimit në mënyrë sa më të gjerë dhe gjithëpërfshirës nga ana e Republikës së Maqedonisë. Aktivisht po krijohen kushte për lëvizje të proceseve më parë, ndërkaq përfundimi do të varet nga gatishmëria për kompromis nga të dyja palët, duke i pasur parasysh dallimet. Komunikimi i freskuar lë përshtypje të mirë, e cila krijon hapësirë për qasje miqësore dhe ndërtimin e besimit reciprok”, thuhet në kumtesë.
