Kuvendi i Bullgarisë ratifikon marrveshjen për fqinjësi të mirë me RM-në
Deputetët e Kuvendit Popullor të Bullgarisë njëzëri e kanë miratuar “Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë”...

Deputetët e Kuvendit Popullor të Bullgarisë njëzëri e kanë miratuar “Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë” mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Për marrëveshjen votuan të gjithë 186 deputetët e pranishëm në seancë.
Në sallën e Kuvendit i pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Bullgari, Marjan Gjorçev. Sipas deputetit bullgar Pllamen Manushev, marrëveshja do ju mundësojë të gjithë atyre që ndjehen si bullgarë në Maqedoni, ta shprehin atë, të mos kenë frikë pse janë bullgar.
“Sot është ditë historike për Bullgarinë. Vetëm para 26-viteve në këtë Kuvend shteti e pranoi Maqedoninë si shtet i pavarur. Popujt tanë që në të kaluarën ishin një, edhe më tej do të jenë dhe marrëveshja e lejon këtë.”, tha Pllamen Manushev.
