Maqedoni

Stoltenberg në Shkup: Takime me kreun shtetëror

18.01.2018 12:40

Sekretari i përgjithshëm e NATO-s, Stolltenberg prej dje po qëndron për vizitë në Shkup...

Ai sot do të flas para deputetëve të kuvendit republikan, ndërsa do të ketë takime edhe me kreun më të lartë shtetëror.

Në takimin e presidentit  Gjorge Ivanov, me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, Ivanov ka theksuar se Maqedonia e meriton anëtarësimin në aleancë.

Siç bëjnë të ditur nga Kabineti i kryetarit Ivanov, në takim është biseduar për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë, për reformat në mbrojte dhe siguri që janë në pajtim me standardet e NATO-s, si edhe për përmirësimin dhe përparimin e bashkëpunimit me aleancën veriatlantike.

Me këtë rast, Ivanov ka theksuar se është e patjetërsueshme që Maqedonia ta siguroj anëtarësimin, siç thotë, e merituar në Aleancë, për të dhënë përfitime afatgjate për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.