Maqedoni

Dhuna në kuvend: Dimovski në prokurori, shikon xhirimet e 27 prillit

18.01.2018 13:50

Deputeti Luço Dimovski i akuzaur për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, ka dhënë deklaratën e tij para Prokurorisë...

Deputeti Luço Dimovski i akuzaur për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, ka dhënë deklaratën e tij para Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. Ai mëngjesin e sotëm u soll në prokurori i shoqëruar nga shërbimet policore ,ku u mor në pyetje për rreth një orë.
 
Avokati mbrojtës Elenko Millanov nuk mohoi që gjatë dëshmisë së Dimovskit nga ana e Prokurorisë i janë shfaqur videoinçizimet nga Kuvendi si dëshmi.
 
“Diçka që ndoshta ka të bëjë me këtë deputet, po.Varësisht nga hetimi se si zhvillohet nga prokuroria por edhe nga ajo që mbrojtja do të konstatojë edhe ne mund të kërkojmë dëshmi plotësuese para prokurorisë”, shprehet avokati mbrojtes Elenko Millanov.
 
Si pjesë e grupit të dyshuar për cënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, ndaj  Dimovskit , Gjykata penalë i shqiptoi masën e arrestit shtëpiak ,masë kjo, që  u vërtetua edhe  nga Gjykata e Apelit , që i hodhi poshtë ankesat e 19 të akuzurve .
 
Përveç Dimovskit për ngjarjet e Kuvendit deri më tani në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion,  kanë dëshmuar edhe deputetët Zhaklina Peshevska dhe Johan Tarçulovski ndërsa në pyetje duhet të merren edhe të akuzuarit e tjerë.
 
Ditë më parë,  avokatët mbrojtës të disa nga të akuzuarve u ankuan pasi që siç thonë ata prokuroria edhe pas më shumë se 40 ditëve paraburgim nuk kanë ftuar të akuzuarit të dëshmojnë për rastin.Në mesin e të akuzuarve për këtë rast është edhe ish Ministri i punëve të brendshme Mitko Çavkov.
 
Për sulmin ndaj Kuvendit më 27 prill, ku sulmuesit lënduan deputetë e gazetarë dhe demoluan objektin, prokuroria akuzon 36 persona ,  për 28 prej tyre është caktuar masa e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak.
 
FLORA BELULI KAMBERI