Maqedoni
Osmani- Hoxha: Kemi orientim të njëjtë euroatlantik; Vendkalimi Bellanoc – Stançiq: Priten veprimet nga zyra e BE-së në Kosovë
18.01.2018 14:33
Shkëmbimi i përvojave dhe ideve në procesin eurointegrues të Kosovës dhe të Maqedonisë...
Shkëmbimi i përvojave dhe ideve në procesin eurointegrues të Kosovës dhe të Maqedonisë dhe bashkëpunimi i ngushtë i të dyja vendeve në këtë drejtim, ishin ndër temat kryesore të diskutimit midis ministrave për euroitegrime të Maqedonisë dhe të Kosovës , Bujar Osmani dhe Dhurata Hoxha.
Konstatim i përbashkët ishte se Kosova dhe Maqedonia duhen të jenë të gatshëm dhe të koordinuar mira para publikimit të strategjisë për zgjerimin e BE-së në muajin shkurt dhe para mbajtes së samitit në muajin maj në Sofje.
“Ka shumë aspekte për të cilën mund të bisedojmë edhe në Maqedoni siç është përkthimi i legjislacionit ose çështje tjera specifike projektet rajonale dhe koordinimi pra ka shumë fusha nëpërmes të cilave bashkëpunimi do të përmirësoj jetën e qytetarëve, sepse ne duhet të bëjmë punën tonë dhe ti plotsojmë kriterët cilat janë para nesh dhe më pas perspektiva jonë do të jetë shumë e fuqishme në kuadër të BE-së”, shprehet ministrja e integrimeve evropiane të Kosovës, Dhurata Hoxha.
Osmani dhe Hoxha gjithashtu diskutuan edhe për piken kufitare Stanciq- Bellanoc. Osmani tha se nga ama e Maqedonisë janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme dhe se tashmë pritet që zyra e BE-së në Kosovë, të përfundojë procedurat për ndërtimin e objektit të përbashkët kufitar.
“Tash obligimi është te delagacioni I Bashkimit Evropian në Kosovë I cili bën procedurën e prokurimit e ndërtimit të këtij objekti dhe natyrisht se ata kanë procedurat e veta që duhet ti respektojnë por me rëndësi është që nuk ka mbetur ndonjë çështje te ne që duhet bërë për ta përshpejtuar këtë process”, theksoi zv/kryeministri për çështje europiane Bujar Osmani.
“Edhe në qeverinë e Kosovës e kemi ngritur këtë çështje e kemi diskutuar pra nga ana jonë edhe ne jemi duke i ndërmar veprimet të cilat do ti përshpetojnë këtë process dhe jemi në koordinim dhe do të vazhdojmë me këtë koordinim të ngusht me zyrën e BE-së që sa më shpejtë qytetarët e të dyja vendeve të mund të lëvizin edhe nga ajo pike kufitare”, shprehet ministrja e integrimeve evropiane të Kosovës, Dhurata Hoxha.
Në takim u diskutuan edhe tema për aktivitetet e deritanishme në kuadër të bashkëpunimit rajonal në kuadër të fondeve të BE-së si dhe për projektet e përbashkëta në kuadër të Procesit të Berlinit.
REXHEP QAMILI
