Maqedoni

Takimi në Nju Jork, Osmani: Të hënën shqyrtojmë propozimin; Xanakopulos: Duam zgjidhje nga e cila fitojmë të gjithë

18.01.2018 15:05

Qeveria është përcaktuar të shkojmë deri në fund të zgjidhjes së kontestit të emrit dhe në këtë drejtim...

Qeveria është  përcaktuar të shkojmë deri në fund të zgjidhjes së kontestit të emrit dhe në këtë drejtim jemi të shkëlqyer ka thënë zv.kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani.
 
Ai nuk deshi të komentojë  takimin e fundit të ndërmejtësit Nimic me negociatorët, pa kaluar takimi i përbashkët me zyrtarët tjerë, pas të cilit do të dalin me një qëndrim konkret. 
 
Megjithatë, intensifikimi i takimeve shton shpresat për të arritur në momentin e zgjidhjes  së kontestit tha Osmani.
 
“Nuk mund të komentoj për propzimin e fundit sepse duhet të arrijë në Shkup dhe mendoj se të hënën do të kemi takim të përbashkët që ta shqyrtojmë dhe të kemi qëndrim. Mirë që ka propozime, mirë që intensifikohet i tërë  procesi  mirë që ka kontakte direkte mes vendeve,  qeverive. Ky  është  kusht i vetëm  të arrijmë në situatë për gjetjen  e zgjidhjes”, shprehet zv.kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani.
 
Ka reaguar edhe Greqia. Zëdhënsi i qeverisë greke Dimtiris Xanakopulos në intervistë për radio 24/7  ka vlerësuar se bisedimet për emrin nuk janë ndeshje futbollistike që të ketë fitues apo humbës.
 
Qeveria dëshiron që të bëjë gjithçka që është e mundur që të zgjidhet çështja e emrit pa i lënë në rrezik interesat nacionale, ka thënë Xanakopulos.
 
Gjithashtu ka shtuar se  shteti grek dëshiron zgjidhje ku të gjithë do të jenë fitues. Xanakopulos ka përsëritur retorikën se Greqia kërkon emër më kompleks për përdorim më të përgjithshëm.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU