Maqedoni

Xhaferi : Ligji në rivotim, do marrë më shumë vota

18.01.2018 15:29

Pas vendimit të presidentit Ivanov, për të mos dekretuar ligjin për gjuhët. I njejti ëhstë kthyer në kuvend...

Kryeparlamentari Xhaferi thotë se sygjerimet e presidentit do të shqyrtohen, por siguron kreun e shtetit se ligji për gjuhët do të votohet madje është I sigurtë se do marrë më shumë vota se herën e parë.
 
Xhaferi thotë se procedurat parlamentare janë të qarta për situate të tilla. 
 
“Unë do të respektoj procedurat parlamentare që janë të përshkruara në rregulloret e punës të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë që projektligjin me sugjerimet që ka Ivanov, ta rikthej në rivotim në procedurë parlamentare. Kjo duhet të ndodhë brenda 30 ditëve nga momenti që është miratuar ligji, dmth 11 janar data e miratimit të ligjit, dita e fundit e rivotimit është 11 shkurti ose 10 shkurti”, thotë Talat Xhaferi- kryetar i parlamentit.