Botë
Moti i keq: 12 të vdekur në ShBA, kaos në Holandë e Gjermani
18.01.2018 15:47
Ngrica që vazhdon të mbajë të ngujuar pjesën më të madhe të SHBA-ve, ka marrë jetën e 12 personave në vetëm një javë...

Ngrica që vazhdon të mbajë të ngujuar pjesën më të madhe të SHBA-ve, ka marrë jetën e 12 personave në vetëm një javë, mes tyre edhe një foshnjë 8 muajshe në Luiziana, që vdiq kur makina që drejtohej nga nëna e saj, rrëshqiti nga akulli në rrugë.
Në Teksas dhe Karolinën e Veriut, 1,700 fluturime janë anuluar apo vonuar. Luiziana ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme tashmë. Autoritetet u bëjnë thoje qytetarëve të mos dali pa nevojë.
“Kete gjendje te motit te keq duhet ta marim seriozisht. Të gjithë duhet të dhe te qendrojë në shtëpitë e tyre, të mbajnë brenda familjarët e sidomos fëmijët”, theksoi Joe Lopinto- shef i policisë në Luizana.
Vala e të ftohtit ka përfshirë edhe Europën. Në Holandë autoritetet dhanë kodin e kuq.
Era arriti shpejtësinë 140 km në orë, aeroporti i Amsterdamit ka pezulluar të gjitha fluturimet, shërbimi hekurudhor është jashtë funksionit,shkollat dhe shum institucione te ndryshme jane mbyllur.
Edhe në Gjermani jane mbyllur shumë institucione arsimore ,era e fortë ka shkaktuar probleme të shumta në aeroportin e Dyseldorfit.
Qytetarët gjermanë tashmë po bëhen gati për përgatitur për stuhinë e fortë të quajtur "Friederike".
SEVDIJE OMEROVIQ
