Mosdekretimi i ligjit për gjuhët, Ahmeti: Ivanov, sërish nuk reflektoi
Pas vendimit të presidentit Ivanov, për të mos dekretuar ligjin për gjuhët, i njejti është kthyer në kuvend....

Pas vendimit të presidentit Ivanov, për të mos dekretuar ligjin për gjuhët. I njejti ëhstë kthyer në kuvend. Vendimi I presidentit, nuk eshte mirepritur nga BDI e cila ka vlerësuar se më në fund kreu I shtetit do të gjejë vullnet të tregojë me vepra se është kryetar i të gjitë qytetarëve.
“Nuk e kemi mirë pritur vendimin e Zotit ivanov , edhe pse Zoti Ivanov ka patur një shansë për për të përmirësuar imazhin e tij përpara komunitetit shqipëtar përpara qytetarëve të tij që nuk janë të paktë në republikën e maqedonisë por për fat të keq kjo nuk ndodhi dhe sigurisht që procedurat tani më jan të ditshme për të gjith ju që ligji sërish kthehet në kuvend e RM-së dhe vullneti i shumicës parlamentare është që ky ligj të kaloj me sukses në seancën e radhës” – tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
LSDM: IVANOV PROMOVON POLITIKËN E NDARJES
Edhe LSDM vlerëson se Ivanov promovon politikën e ndarjes dhe nuk do të pranojë vlerat europiane.
"Ligji për gjuhët nuk është në kundërshtim me Kushtetutën , ai është në përputhshmëri me ligjin dhe amandamentin 5 dhe se me miratimin e këtij ligji nuk humb askush. Gjuha Maqedone dhe shkrimi Maqedonas do të përdoret në gjith vendin dhe në raport ndërkombatar dhe në politikën ndërkombëtare” – tha Tomisllav Tuntev nga rradhët e LSDM-së.
SELA: IVANOV NUK ËSHTË MBI QYTETARËT
Kreu i ASH-së Zijadin Sela, thotë se presidenti nuk po e kupton që roli I tij është thjesht ceremonial.
“Duhet të reflektojë e të kuptojë se nuk është mbi qytetarët. Qytetarët kanë deleguar përfaqësuesit e tyre në Parlament dhe akti i nënshkrimit të ligjeve që dalin nga parlamenti, është vetëm ceremonial dhe asgjë tjetër” – u shpreh Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.
VMRO: PRESIDENTI MBROJTI DINJITETIN E QYTETARËVE
Për VMRO-në, presidenti me vendimin e tij, mbrojti dinjitetin e qytetarëve të Maqedonisë.
“Kryetari i shtetit Gjorge Ivanov solli vendimin e tij , vendim i cili ka përkrahjen e shumicës së qytetarëve dhe pikërisht vendimi i tij duhet të rishikohet dhe të shikohen vendimet që janë marrë të dëgjohet zëri i ekspertëve dhe të bëhet një debat më i gjerë” – tha Vllatko Gjorçev nga rradhët e VMRO-DPMNE-së.
Ivanov arsyetoi mosdekretimin e ligjit dhe kthimin e tij në kuvend, me vlerësimin se i njejti vendos një paralelizëm të shtrenjtë në organet e shtetit duke cuar kështu në bllokimin e tyre të tërësishëm, duke hapur kështu cështjen e ridefinimit të shtetit dhe rrezikimin e karakterit unitary të tij, suverenitetit dhe integritetit territorial të Maqedonisë. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
