Protesta para kuvendit, digjet flamuri i NATO-s, firma kundër dygjuhësisë

18.01.2018 17:22

Gjatë kohës së fjalimit në kuvend të sekretarit të përgjithsëm të Aleancës Stoltenberg....

Gjatë kohës së fjalimit  në kuvend të sekretarit të përgjithsëm të Aleancës Stoltenberg, jashtë ndërtesës së parlamentit dy  grupe qytetarësh protestonin kundër NATO-s, kundër ndryshimit të emrit, kundër marrëvehsjes me Bullgarinë dhe kundër  ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Për ta bërë protestën më të besueshme, një nga protestuesit dogji edhe flamurin e NATO-s. por edhe përkundër arsyeve të shumta për të protestuar, para kuvendit u mblodhën vetm një numër i vogël protestuesish.

Protestat u organizuan nga disa organizata qytetare dhe partia “E majta”. 

Mes protestuesve ishin edhe Filip Petrovski, deputeti i VMRO-DPMNE-së , që protestonte kundër sic tha, rrënimit të unitetit të Republikës së Maqedonisë si dhe ish deputetja Solza Grçeva.

Gjatë protestës u mblodhën edhe nënshkrime nga qytetarët, për të kundërshtuar sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve.