Integrimi në NATO, Ahmeti: Duhet guxim për reformat dhe emrin

18.01.2018 18:06

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka zhvilluar takime me presidentin Ivanov.....

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka zhvilluar takime me presidentin Ivanov,  kryeparlamentarin Xhaferi, përfaqësuesit politikë dhe minitrat e brendshëm dhe atë për punë të jashtme si dhe me kryeprokuroren speciale Katica Janeva. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, theksoi pas takimit se porosia është e qartë, NATO i ka dyert e hapura për Maqedoninë, por fillimisht duhet zgjidhur cështja e emrit.

 “NATO pret nga ne që guximshëm të veprojmë në drejtim të zbatimit të reformave gjë që do të lehtësonte rrugën drejt anëtarësimit në NATO... Vendi ynë duhet të gjejë një zgjidhje të pranueshme për palët, në këtë rast nënkuptohet, kontesti që kemi me palën greke lidhur me zgjidhjen e  çështjes së emrit, që NATO inkurajon por nuk ndërhyn në zgjedhje apo përcaktim të ndonjë zgjidhje apo emër të cilat palët duhet të arrijnë nëpërmjet negociatave” – tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

LSDM: PUNOJMË PËR REALIZIMIN E REFROMAVE

Për LSDM-në , mesazhet  e Stoltenbergut tregojnë  qartë se shumica parlamentare është në rrugën e drejtë dhe se duhet vazhduar me implementimin e reformave.

“Sekretari general i përshëndeti proceset reformuese të cilat po I realizon shumica parlamentare dhe Qeveria, të cilat janë bazë për integrimin tonë evropian dhe euro atlantik. Kjo na jep një inkurajim shtesë që të vazhdojmë më tej, dhe të punojmë pa rezerva në realizimin e të gjitha proceseve reformuese, në përparimin e marrëdhënieve të mira  ndërfqinjësore dhe  bashkëpunimit rajonal.” – tha Koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev.

VMRO-DPMNE: INFORMUAM PËR PERSEKUTIMIN POLITIK TË OPOZITËS

Edhe pse deklaroi se VMRO do të mbështesë të gjitha  hapat që e afrojnë vendit drejt integrimit euroatlantik, Kreu i opozitës maqedonase, Mickovski, shfrytëzoi takimin me Stoltenbergun, për të akuzuar qeverinë se po bëjnë persekutim politik ndaj opozitës.

“E informuam sekretarin general Stoltenberg në lidhje me persekutimin aktual politik. Maqedonia është i vetmi vend në Evropë ku po burgosen artistët me burgosjen e deputetëve, po burgosen shërbimet e policise dhe shërbiumet e mbrojtjes së Kuvendit. Stoltenberg gjatë takimeve ka theksuar nevojën e përfshirjes së të gjitha subjekteve politike në proceset reformuese” – tha Koordinatori i grupit parlamerntar të VMRO DPMNE-së, Vllatko Gjorçev. (Ersan Pajaziti, TVM2)