Fjalimi i Stoltenberg në kuvend: Dyert e NATO-s të hapura pë vendin
Dyert e NATO-s mbeten të hapura por për të kaluar pragun kërkohet shumë punë....

Dyert e NATO-s mbeten të hapura por për të kaluar pragun kërkohet shumë punë. Vendet anëtare të NATO-s janë të fascinuar nga kthesa që ka berë vendi në 9 muajt e fundit dhe inkurajojnë institucionet dhe shoqërinë të mbajnë rritmin.
Serkretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fjalimin që mbajti në Kuvendin Republikan përkujtoi të zgjedhurit e popullit për rolin dhe përgjegjsinë që kanë jo vetëm për të miratuar ligje dhe për të zbatuar reformat por, për të mishëruar atë që ky vend duhet të jetë. I lirë, demokratik dhe vend që respekton sundimin e ligjit. Stoltenberg, ndër të tjera, përshëndeti miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
“Miratimi i Ligjit për gjuhët, në Kuvend, javën e kaluar, ishte një hap domethënës. Gjithashtu, nënvizojmë progresin e rëndësishëm për transparencë, llogaridhënie dhe mbikqyrje mbi shërbimet inteligjente dhe agjencitë e sigurimit si dhe reformat në drejtësi. Dhe, kjo duhet të vazhdojë. Shpresojmë se progres të ngjashëm do të shohim edhe në reformat zgjedhore, reformat në media dhe më shumë transparncë në financat qeveritare.” – u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Angazhimi i opozitës në këtë drejtim është krucial, tha Stoltenberg. Sipas tij, të ndjekësh dhe të analizosh punën e qeverisë do të thotë të japish kontribut konstruktiv në këtë proces.
Mirëpo Alenaca si një organizatë ushtarake, që është, kërkon më shumë fonde për mbrojtje dhe kuadro të përgatitura për misione të përbashkëta.
“Për NATO-n është me rëndësi të posacme që të sheh se ju investoni në mbrojtjen tuaj. Ne jemi një aleancë ushtarake, e cila qëllim kryesor ka mbrojtjen kolektive. Me përkushtim solemn për t’i dalë në ndihmë njëri - tjetrit. Mbështetur në parimin njëri për të gjithë dhe të gjithë për një.Të gjithë anëtarët e NATO-s janë obliguar për të rritur shpenzimet për mbrojtje në 2% të BPV. Alenaca prêt të sheh që edhe ky vend të lëviz në të njëtin drejtim.” – deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Veç kësaj, Stoltentenberg theksoi edhe nevojën për marrëdhënie te mira me fqinjët. Ai inkurajoi vendin që të gjej zgjidhej për çështjen e emrit, ndërkaq, përshëndeti ratifikimin e Marrëveshjes me Bullgarinë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
