Kuvend, miratohet në lexim të parë pakoja e ligjeve për reforma në MPB
Pakoja e ligjeve që kanë synim reformat në Ministrinë për Punë të Brendëshme....

Pakoja e ligjeve që kanë synim reformat në Ministrinë për Punë të Brendëshme posaçërisht në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe ligjet për reforma në polici u miratuan në lexim të pare në Kuvend.
Agjensioni operative teknik do të jetë institucion i pavarur jashtë nga dsk- ja dhe MPB -jA dhe e kontrolluar nga Kuvendi.
Sipas Ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski agjensioni do përbëhet nga ekip i ekspertëve,Kuvendi do të zgjedh drejtorin ndërsa të punësuarit do obligohen të dorëzojnë raporte për punën e kryer.Jemi të vendosur për reformë serioye të sistemit tha Spasovski.
“Mbrotja e rendit kushtetues të Rm është precizuar qartë se vetëm Gjykata Supreme mund të jep urdhër që deri tek Ata që të ndiqet ai komunikim.Me rëndësi është që MPB Qeveria dhe Kryeministri Zaev jemi të vendosur për reforma serioye në këtë sferë të cilat do kontribojnlë për përmirësimin e kontrolli të sistemit të komunikimeve mbrotja e të drejtave të njeriut dhe plotsëimin e vërejtjheve që i kemi pasur për një ligj” – tha Ministri i Punëve të Brendshme,Oliver Spasovski.
Deputetët e LSDM së Bdi së dhe Besës e përkrahën ligjin dhe sipas tyre Qeveria ka mision historik që të largojë frikën e qytetarëve nga përgjimet.
“Qytetarë të nderuar nga ky moment lirisht mund të bisedoni në celularët tuaj,ne këtë ua garantojmë keqpërdorimet më janë të parealizueshme, andaj komunikoni lirisht ne këtë ua garantojmë” – tha Hari Llokvenec nga rradhët e LSDM-së.
“Dua të besoj se ikeni shterurr të gjitha mënyrat e përygjedhjes së modelit më kompatibël për neve si shtet dhe grupi parlamentar i Bdi së ju mbështet dhe do jep kontributin e vet edhe në fakt tjera të sjelljes së këtij ligji” – u shpreh Xhevat Ademi nga rradhët e BDI-së.
“I përkrahim ndryshimet që Ministri i paraqiti tek ligji për punë të brendshme vecanarisht që në sitsem të jetë edhe Ombdusmani por vecanarisht i përkrah të gjitha iniciativat për mbrotjen e të drejtave të qytatarëve dhe në rritjen e përgjegjësisë së institucioneve në raport me qytetarët” – u shpreh Fadil Zendeli nga rradhët e LËVIZJES BESA.
Pas miratimit final të ligjit u theksua se do bëhen përgaditje për montimin e pasijeve që të mos ketë ndërprerje të ndjekjes së komunikimeve. (Flutura Latifi, TVM2)
