ZAEV TAKON STOLTENBERGUN

Stoltenberg: Antarësimi varet nga zgjidhja e emrit, Zaev: Është koha të mbarojmë procesin e integrimeve

18.01.2018 19:46

Maqedonia ndodhet në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojë me reformat.....

Maqedonia ndodhet në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojë me reformat por veç zbatimit të tyre antarsimi në NATO do të varet nga epilogu i negociatave me fqiun jugorë greqinë lidhur me çështjen e emrit. 

Kjo ishte porosia e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-si cili ndodhet për viztë zyrtare në Maqedoni Jens Stoltenberg pas takimit me kreun e qeverisë Zoran Zaev.

“I përshëndes përpjeket që po bëhen për të gjetur zgjidhje për problemin me emrin. Diskutimet dëshmojnë rëndësinë e dijalogut. Marrveshja nga ky dijalog do të jetë i një rëndësie të veçantë për kyçjen e vendit tuaj në NATO  Reformat të cilat i zbatoni janë gjithashtu të rëndësishme, qeverisja e mirë dhe forcimi dhe sundimi i së drejtës, ndërtimi i një shoqërie të hapur mu ltietnike dhe mardhëniet ndërfqinjësore. E di se vendi juaj përballet me sfida dhe se reformat nuk janë të lehta por mund të zbatohen prandaj i inkurajoj që të punojnë me konstruktivitet në interes të të gjithë qytetarëve” – tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm Stoltenberg, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se ka theksuar mbështetjen që Maqedonia vite me radhë e ka marrë për arritjen e standardeve dhe kritereve për anëtarësim në NATO.  

“Pa rezerva, dua të theksoj se këtë vizitë të vendit tonë e vlerësoj si kyçe, dhe inkurajim të vërrtetë dhe mbështetje të pritshmërive tona se viti 2018, do të jetë vit historik për Maqedoninë, për rajonin, NATO-n dhe BE-në. Është koha që ta mbarojmë procesin e integrimeve, të gjitha vendet e rajonit që dëshirojnë të jenë pjesë familjes euroatlantike. Ne jemi të përgatitur që  ta realizojmë atë qëllim. Aktivisht dhe të përkushtuar po krijojmë ambijent në tejkalimin e problemit që Greqia e ka me emrin kushtetues të shtetit tonë” – u shpreh kryeministri i R.M-së, Zoran Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve për mundësinë e anëtarësimit me referencën e përkohshme të Maqedonisë si IRJM, Stoltenberg ishte i qartë se pa zgjidhjen e emrit nuk është e mundur bashkangjitja e Maqedonisë në NATO.

“I zvogëloni shanset tuaja për anëtarsim në NATO nëse mendoni se ka një plan B”, nuk ka plan “B”” – deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Të gjitha antaret e NATO-s kanë përgjegjësi të njejtë dhe do të ishte jo e drejtë të them se mund të anashkalohet çështja e problemit me emrin nënvizoi Stoltenberg. (Naim Ramadani, TVM2)