Përvoja rajonale për shumëgjuhësinë, Hoxha: Në Kosovë ka tri gjuhë zyrtare
Edhe pse presidenti u justifikua se një gjuhë e dytë zyrtare prish unitetin e shtetit....

Edhe pse presidenti u justifikua se një gjuhë e dytë zyrtare prish unitetin e shtetit, përvojat erupoiane dhe rajonale, tregojnë se shumëgjuhësia është benefit për qytetarët.
Në Kosovë ka tre gjuhë në përdorim zyrtar, gjuha shqipe, serbe dhe turke, edhe pse asnjë nga etnitetet nuk është mbi 20%, siç është rasti shqiptarëve në Maqedoni.
Sipas ministres së integrimit të Kosovës, është shumë e rëndësishme që çdo komunitet të gëzojë të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare
“Mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme, sidomos për procesin e integrimit europian, që cdo komunitet në cdo vend, të gëzojë të drejtën të shprehet në gjuhën e tyre amtare. Është e drejtë elementare shfrytëzimi i gjuhës , prandaj edhe Kushtetuta edhe ligjet në fuqi, e garantojnë këtë në Kosovë” – tha ministrja e Integrimit e Kosovës, Dhurata Hoxha.
