Maqedoni

Parashikimi i motit

19.01.2018 09:08

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, i ftohtë dhe me erë e me vranësira të vogla deri në mesatare...

Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore deri në të përforcuar, posaçërisht në pjesët lindore.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 10 deri në katër, ndërsa temperatura e ditës prej minus tre deri në tetë gradë.
 
Në Shkup do të mbajë mot me diell, i ftohtë dhe me erë e me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore.
 
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në dy, ndërsa temperatura e ditës deri në tetë gradë.