BULLGARI

Shpallet gjendje emergjente në Bullgari

11.07.2014 14:57

Qyteti i Loveskut në Bullgarinë veriore, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pjesët e ulëta, pas shirave që rritën nivelin e lumit aty pranë……..

Qyteti i Loveskut në Bullgarinë veriore, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pjesët e ulëta, pas shirave që rritën nivelin e lumit aty pranë. Ujërat vërshuan rrugët, duke arritur edhe nivelin 1 metër e gjysmë në disa vende. 11 fshatra mbetën pa energji elektrike.

Në Sofje një person vdiq nga stuhia e fuqishme që dje goditi qytetin me copa akulli sa madhësia e një arre, të cilat gjithashtu lënduan 40 persona dhe dëmtuam xhamat e makinave, dritareve dhe pemët e të mbjellat e fshatarëve. Qytetarët thonë se nuk mbajnë mend stuhi të tillë.

“Në 1989 kishte një stuhi të fortë, por nuk i ngjante kësaj, podrumet janë plot me ujë”, u shpreh një qytetar.

“Të mbjellat janë shkatërruar tërësisht, një katastrofë e vërtetë”, tha një qytetar.

Në gjithë Bullgarinë, por veçanërisht në qytetet Loveck, Gabrovo, Veliko Tarnovo dhe Pleven, Shtabi i Emergjencës shpalli  “Alarmin e verdhë”, që do të thotë se kushtet atmosferike mund të jenë të rrezikshme për qytetarët të cilët duhet të kenë kujdes. (Adnan Hajdari, TVM2)