Botë

Stuhia në Europë, 6 të vdekur në Gjermani, 2 në Holandë, 1 në Belgjikë

19.01.2018 10:04

9 persona kanë humbur jetën nga rënia e pemëve dhe mbetje të tjera...

9 persona kanë humbur jetën nga rënia e pemëve dhe mbetje të tjera, teksa stuhia e ashpër vdekjeprurëse ka mbërthyer Europën.
 
Erërat ekstreme kanë goditur gjithashtu Europën veriore dhe qendrore, duke vrarë 3 persona në Holandë dhe duke sjellë kaos të transportit në një pjesë të Gjermanisë.
 
Stuhia e acarit me emrin “Friderike”, ka sjellë erëra të fuqishme e rreshje të shumta dëbore me shpejtësi deri në 205 km për orë.
 
Situata nuk është aspak më e mire as në Poloni. Dy njerëz u plagosën pasi  nje autobus humbi kontrollin nga era e fortë. Pemët e thyera kanë dëmtuar linjat energjetike dhe mbi 50,000 amvisëri kanë mbetur pa energji elektrike.
 
Era e fortë shkatërroi çatinë e një ndërtese shumë-familjare në Stronie Slaskie, ndersa 65 ndërtesa të tjera janë të dëmtuara. Zjarrfikësit morën pjesë në më shumë se 700 thirrje për t'u marrë me pemët e rëna në të gjithë vendin.
 
"Qindra pemë të thyera e kanë vështirësuar transportin. Pemët bllokuan shumë rrugë dhe rrugë hekurudhore, ku më së shumti janë  të prekura  krahinat: Silesia e Ulët, Pomerania perëndimore, Polonia e Madhe, dhe Lubuskie. Gjatë 24 orëve të fundit, mbi 3,800 zjarrfikës jemi angazhuar rreth pastrimit të rrugëve për të hequr pasojat e kësaj stuhie", shprehet zjarrfikësi Pawel Fratczak.
 
Stuhia e ashpër ka goditur edhe pjesë të Britanisë së Madhe, Francës, Belgjikës dhe Luksemburgut.
 
Si pasojë e shtrëngatave të fuqishme, me erëra, janë anuluar shumë shërbime hekurudhore të distancave të gjata, disa shërbime ndërrajonale, si dhe shumë fluturime.
 
Gjithashtu janë mbyllur shumë shkolla, ndërsa qytetarët po përballen edhe me mungesë të energjisë elektrike.
 
Ndërkohë autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin daljet, e sidomos udhëtimet e gjata në autostrada, pasi viktimat që kanë humbur jetën deri më tani, janë shënuar si pasojë e aksidenteve rrugore dhe rrëzimit të pemëve.
 
BELINDA KOKA-ADEMI