Botë

Kocijanciç: Vazhdon dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë

19.01.2018 11:03

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq u dakorduan që ta vazhdojnë dialogun...

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq u dakorduan që ta vazhdojnë dialogun për normalizim të marrëdhënieve, deklaroi zëdhënësja e shefes evropiane të diplomacisë, Maja Kocijançiç.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse EULEKS do të kyçet në hetimin për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, ajo nuk dha përgjigje konkrete, por shtoi vetëm se Komisioni Europian  menjëherë pas incidentit kumtoi se "EULEKS do t'i mbështesë autoritetet në kuadër të mandatit të vet". 

Kocijançiç theksoi se dy presidentët dje kanë biseduar me telefon dhe janë dakorduar që[ të vazhdojnë me negociatat me ndërmjetësim të BE-së.

Zëdhënësja theksoi se vazhdimi i dialogut për të gjitha çështjet të cialt janë të interesit të përbashkët "është mënyra e vetme që të sigurohet stabilitet i përhershëm në Kosovë, Serbi dhe mbarë Evropën"

.Ajo përsëriti se implementimi i marrëveshjeve deri më tani të arritura në dialog paraqet obligim, të cilin të dyja palët e prnauan dhe i cili do ta caktojë shpejtësinë e përparimit të tyre drejt.