Zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, Kosova nuk lejon përfshirjen e serbëve
Kosova nuk do ta lejojë Serbinë të përfshihet në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit...

Kështu ka konfirmuar për Express-in ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri.
Ai ka thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Serbinë lidhur me këtë rast, por jo për përfshirje të plotë në hetime.
Ministri i Drejtësisë Tahiri, ka konfirmuar se Serbia do të marrë sot përgjigje lidhur me kërkesën e tyre për përfshirje në hetime në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Ai ka thënë se Kosova në asnjë rrethanë nuk do të lejojë kurrfarë përzierje në hetime të asnjë institucioni tjetër, pos ato të Republikës së Kosovës.
Edhe perms një deklarate të më hershme të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ritheksohet se akti i vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, është absolutisht i papranueshëm dhe i patolerueshëm.
