Jankullovska: Hetojmë arsyet e fatkeqësisë
MPB-ja doli sot me informatat e para për fatkeqësinë që ndodhi mbrëmë rreth orës 22 në afërsi të Strumicës, në të cilën humbën jetën katër pilotë……..

MPB-ja doli sot me informatat e para për fatkeqësinë që ndodhi mbrëmë rreth orës 22 në afërsi të Strumicës, në të cilën humbën jetën katër pilotë.
Sipas të dhënave të MPB-së, gjatë kohës së fluturimit helikopteri është përplasur në shtyllën e antenës së Radiodifuzionit Maqedonas të lartë 120 metra. Helikopteri ka fluturuar në relacionet Shkup, Kavadarc, Strumicë, Vallandovë, Strumicë, Berovë, Dellcevë dhe anasjelltas.
Helikopteri është servisuar rregullisht dhe gjatë asaj mbrëmje nuk ka pasur ankesa për probleme.
Ministrja Jankullovska, iu shprehu ngushëllim familjarëve të tyre, duke thënë se ata janë shembull se si duhet atdheu.
“Më lejoni që sot tu shpreh ngushëllime familjarëve të Dragi Micev, i lindur më 1969, në Strumicë, pilot me përvojë pune 34 vjeçare, Marijan Trajkovic, i lindur më 1967, në Kumanovë, kapedan me përvojë pune 37 vjeçare, Tode Oreshkov, i lindur në vitin 1970, në Kavadarcë, inspektor i aviacionit dhe Ilo Lopatiçki, nga Manastiri, pilot me përvojë pune 36 vjeçare”, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Sipas Jankullovskës, MPB-ja ka formuar komision për hulumtimin e fatkeqësisë të përbërë nga ekspertë nga lëmi të ndryshme, si dhe është informuar prokurori publik në Strumicë, i cili do të realizojë ekspertizë në vendin e ngjarjes. (Flutura Latifi, TVM2)
